Nis nga puna zyrtarisht komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta.

Komisioni hetimor do të miratoje nje plan per hetimin e ligjshmërinë se veprimtarisë së Metës sa i takon dekreteve mbi datën e zgjedhjeve.

Komisioni parlamentar i perbere nga deputete te mazhorances dhe opozites se re, gjithashtu do të thërrase për të marrë në pyetje kreun e shtetit.

Ndonëse ende nuk është zyrtare, komisioni mund të kërkojë marrjen në pyetje të presidentit në datën 6 shtator.

Kreu i komisionit Ulsi Manja tha se i eshte kerkuar informacion ne lidhje me veprimtarine e Presidentit, 7 institucioneve shteterore.

Ai shtoi se edhe plani i hetimeve mund te ndryshoje varesisht nga ecuria e punes.

Pas miratimit te planit hetimor, shtoi Manja, do te nise edhe puna.

Deputeti i PS tha se i gjithe materiali per Meten do te mund te gjendet ne faqen e Kuvendit te Shqiperise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *