Video · Politikë
Shkarkimi i Kajmakut, Rama: PS nuk bëhet strehë e atyre që shkelin ligjin
Pas shkarkimit të kryebashkiakut socialist të Vorës Agim Kajmaku nga KQZ, ka reaguar kryeministri i vendit Edi Rama.
Në reagimin e tij shefi i qeverisë është shprehur se vendimi i KQZ ka provuar se është një institucion i shtetit shqiptar që mbron ligjin dhe interesin publik, jo vegla e vjetër e partive.
“KQZ ka provuar sot përsëri, se është një institucion i shtetit shqiptar që mbron ligjin dhe interesin publik, jo vegla e vjetër e partive siç ishte deri dje?Po ashtu Partia Socialiste ka riprovuar sot, se s’bëhet strehë e askujt që merr përsipër të shkelë ligjin e besimin tone.”
Më shumë video
Reklamë




