E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump mbron shkarkimin e kreut të FBI

Presidenti amerikan Donlad Trump ka bërë komentin e parë pas shkarkimit të drejtorit të FBI, Xhejms Comey. Ai deklaroi se e kishte pushuar Comeyn, sepse nuk kishte bërë punë të mirë.

 

Komenti erdhi gjatë takimit me ish sekretarin e shtetit Henry Kissinger, ndërsa me herët Trump ishtë takuar me shefin e diplomacisë ruse, Lavrov, nje takim me dyer të mbyllura.

 

Reklamë

Në të ka qenë i pranishëm edhe ambasadori rus Kislyak, por kjo nuk u reflektua në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë. Trump deklaroi gjithashtu se shkarkimi i Comey nuk ndikoi në takimin me ministrin rus. Nga ana tjetër, Lavrov beri të paditurin për këtë temë, duke u thënë gazetarëve se nuk kishte dijeni për shkarkimin e Comey.

 

Shkarkimi ka shkaktuar reagime të forta në Uashington. Kritikët kanë vënë në pikëpyetje motivet e presidentit, duke ngritur tezën se kjo masë mund të ketë lidhje me hetimet mbi rolin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

 

Sipas disa informacioneve, Comey ka kërkuar më shumë burime nga Departamenti i Drejtësisë për të kryer hetimet në lidhje më përfshirjen e rusëve ne zgjedhje, por departamenti e ka hedhur poshtë dicka të tillë.

 

Përsa i përket bisedës me Lavrov,Trump tha se pati një takim të mirë, ku u angazhuan për t’i dhënë fund luftës ne Siri dhe vrasjeve të tmerrshme. ndërsa Lavrov në një konferencë për shtyp theksoi se pavarësisht dallimeve, dy vendet do të bashkëpunojnë për zgjidhjen e problemeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë