Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
12 June 2026
Vizion fokus

“Sapo arritëm një zgjidhje të shkëlqyer”, Trump njofton marrëveshje...

Partia Socialiste feston 35-vjetorin, Rama: Urime për çdo anëtar...

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA

“Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti”, Trump anulon sulmet...

A i është hequr non-grata Sali Berishës? DASH reagon...

Kanadaja miraton legjislacionin për të ndaluar rrjetet sociale për...

Alarm në Pentagon, evakuohen disa kate pas sinjalit për...

Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin...

Kishte fshehur drogë pas radios së makinës, arrestohet shqiptari...

Tragjedi në Holandë, makina përplas grupin me fëmijë gjatë...

Shkarkimi i Bolton/ Irani: Nxitësit e luftës duhet të braktisen

11 Shtator 15:15

Irani iu ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që “të lënë anash nxitësit e luftës”, pas largimit të John Boltonit nga pozita e Këshilltarit amerikan për Siguri Kombëtare dhe në kohën e rritjes së tensioneve në mes të Uashingtonit dhe Teheranit, për shkak të çështjeve bërthamore.

Duke folur në një takim të kabinetit të tij më 11 shtator, presidenti iranian, Hasan Rohani ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta kuptojnë se “armiqësia dhe nxitja e luftës nuk janë në të mirën e tyre. Të dyja duhet të braktisen”.

“Etja për luftë me presion maksimal duhet të largohet bashkë me nxitësin e luftës në detyrë”, ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, Mohammed Javad Zarif.

Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë përkeqësuar marrëdhëniet prej majit të vitit 2018 kur presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr nga marrëveshja bërthamore, që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.

Më vonë, SHBA-ja ka rikthyer të gjitha sanksionet ndaj këtij shteti.

Në përgjigjje të këtij veprimi, Irani ka hequr dorë nga disa pika të marrëveshjes, meqë ka nisur pasurimin e uraniumit në muajt e fundit.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar më 10 shtator se ka shkarkuar nga pozita Boltonin, i cili ka shërbyer në këtë pozitë nga prilli i vitit 2018, duke thënë se kanë “ekzistuar mospajtime të thella” në shumë çështje.

 

Kush ishte John Bolton?

Bolton është raportuar të ketë kundërshtuar propozimet e fundit të presidentit për të biseduar me liderët e Teheranit, si dhe ka pasur qëndrim më të ashpër sa i përket Rusisë dhe Afganistanit.

Mahmud Vaezi, udhëheqës i zyrës presidenciale të Iranit, e ka përshkruar Boltonin si “armik të diplomacisë” dhe një nga “armiqtë më të mëdhenj të kombit iranian”.

Zyrtarët rusë kanë thënë më 11 shtator se Moska nuk pret përmirësim të marrëdhënieve me Uashingtonin pas shkarkimit të Boltonit.

“Ne nuk mendojmë se prezenca apo dorëheqja e ndonjë zyrtari, qoftë edhe ai në pozita të larta, mund të ketë ndikime serioze për ndryshim të politikës së jashtme amerikane”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov para gazetarëve në Moskë.

“Siç e ka përsëritur presidenti Putin, ne ende dëshirojmë të gjejmë rrugë për marrëdhënie bilaterale, mirëpo ne nuk mund të arrijmë këtë të vetëm. Ne jemi duke shpresuar për reciprocitet. Ne po ashtu shpresojmë të shohim prezantim të një politike të tillë herët apo vonë”, ka shtuar ai./ REL

Posted Under:
Bota
Tagged:
Arme bërthamore Detyre john bolton Program Shkarkim

Nga e njëjta kategori

“Sapo arritëm një zgjidhje të shkëlqyer”, Trump njofton marrëveshje me Iranin: Anulova sulmet ajrore

më shumë...

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA

më shumë...

“Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti”, Trump anulon sulmet ndaj Iranit

më shumë...

Kanadaja miraton legjislacionin për të ndaluar rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:09

Shtypi qëllimisht qenin me makinë në Korçë,...

10:06

Detaje nga operacioni i SPAK/ 20 masa...

9:58

Tentoi të grabisë një pikë këmbimi valutor...

9:43

SPAK dhe Policia e Shtetit operacion kundër...

9:29

Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e...

8:47

“Sapo arritëm një zgjidhje të shkëlqyer”, Trump...

8:41

Partia Socialiste feston 35-vjetorin, Rama: Urime për...

8:11

Moti i paqëndrueshëm të premten, reshje shiu...

8:02

Fëmija 4-vjeç bie nga kati i dytë...

1:17

Sara largohet përfundimisht nga Ferma Vip, Iliri...

12:52

“Do doja të isha në finale”, Romiri:...

12:23

Vis Pupa prek finalen e madhe të...

11:56

Tre ditë para finales, kush u eliminua...

11:13

Sfida përcaktoi finalistin e tretë, çfarë ndodh...

10:34

Sakrifica për të takuar miqtë e zemrës,...

9:52

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me...

9:47

Humbja e dëgjimit mund të jetë paralajmërim...

9:43

“Ermali ishte bërë si Guruja”, Moza komenton...

9:21

EMRI/ Kush është finalisti i dytë i...

9:20

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

Më të klikuarat

  • SHBA i heq “non gratën” Sali Berishës
  • Hëna e Re sjell shumë ndryshime për këto shenja! Parashikimi...
  • “Do doja të isha në finale”, Romiri: Kam çaluar si lojtar, k...
  • Vis Pupa prek finalen e madhe të Ferma Vip, Iliri dhe Sara n...
  • Sara largohet përfundimisht nga Ferma Vip, Iliri kap finalen
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.