Subscribe

Shoferi Eldi Allushi i cili u ndalua nga policia rrugore në rrugën e Arbrit gjatë marrjes në pyetje ka dhënë dëshmi kontradiktore.

 

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se fillimisht 26 vjeçari ka mohuar të ketë qenë drejtues i mjetit luksoz, por më pas ka ngritur pretendimet se i ka ngelur pedalja e gazit e takuar. Nga kamerat e sigurisë përgjatë zonës ka rezultuar se në automjet ndodheshin edhe dy të rinj të tjerë. Njëri prej tyre është shoqëruar nga Policia ndërsa tjetri po kërkohet për tu marrë në pyetje.

 

Në orën tre të pasdites së djeshme, Eldi Allushit i është bërë testi i alkoolit dhe nuk ka rezultuar në efektin e pijeve alkoolike. Pavarësisht kësaj Policia ka dyshime se në orën 5 që ka ndodhur aksidenti ai mund të ketë qenë i alkoolizuar apo i droguar. Për të vërtetuar këtë dyshim i është marrë kampion gjaku dhe pritet përgjigje e analizave.

 

Brenda automjetit është gjetur patenta e Eldi Allushit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *