Vendi
Shiu përmbyt pazarin e Korçës

Ilustrim · Vizion Plus
Pazari karakteristik i qytetit të Korçës ka pësuar dëme nga reshjet intensive të shiut. Afro 30 minuta shi kanë mjaftuar që pjesët e kateve të nëndheshme të lokaleve të përmbyten. Edhe pse Korça falë pjerrësisë natyrore nuk vuan nga përmbytjet, kohët e fundit një situatë e tillë është përsëritur për të tretën herë. Problemi i krijuar, edhe pse reshjet e shiut nuk zgjaten, vjen nga fuqia e dobët tërheqëse e kanalizimeve dhe bllokimi i pusetave në disa zona të qytetit. Shërbimi i zjarrfikëseve ndërhyri me shpejtësi për largimin e ujit përmes pompave. Ndërkohe, pronaret e bizneseve u ankuan për demet qe u shkaktoi uji dhe kërkuan reagimin e bashkisë.




