Reshje shiu me intesitet te mesem e te larte ne gjithe qarkun dhe reshje debore ne lartesi në qarkun Elbasan gjatë orëve të fundit.

Sipas të dhënave të sherbimit metereologjik në Elbasan kemi pasur 38mm shi.

Lumi Shkumbin ka pasur prurje te konsiderueshme, por larg pikes kritike, nderkohe qe perroi i Zaranikes ne krahasim me diten ehënëka pasur një renie të prurjeve.

Në oret e mengjesit forcat zjarrëfikëse dhe punonjesit e emergjencave civile te bashkise Elbasan kane nderhyre per ndihme ne fshatin Balez,  në Njësinë Bradashesh pasi ujerat e perroit te Balezes, kane rrezikuar te hyjne në një banese , si dhe ne kasollen me bageti.

 

Në akset rrugore kemi prani guresh, inertesh e aluvionesh, por jane te gjitha te hapura dhe te kalueshme. Ne aksin rrugor Librazhd-Stebleve prej disa oresh kemi prezencen e debores ne lartesi 10 cm. Nuk eshte nderprere qarkullimi i mjeteve.Ne furnizimin me energji elektrike, kemi disa kabina jashte pune ne Nj.A Zavaline, Labinot Fushe, Lagja Nr.2 te Bashkise Elbasan dhe Nj.A Orenje e Polis ne Bashkine Librazhd si dhe ne Nj.A Grabove ne Bashkine Gramsh., bën të ditur shtabi i emergjencave në Elbasan.

 

Po ashtu bëhet e diturj se në njësinë Administrative Kukur në Gramsh në shkollat e 4 fshatrave nuk zhvillohet mesim pasi dalja e ujerave të përrenjve rrezikojne kalimin e nxenesve për në shkolle.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *