Subscribe

Bashkëshortja e Përparim Ademit, 59-vjeçarit që vrau dy motrat në Astir mohon akuzat ndaj bashkëshortit të saj për trafikim fëmijesh.

Vjolla Ademi ( Tela) I tha gazetarëve jashtë shtëpisë së saj, se burri duhet të mbajë përgjegjësi për vrasjen e dy motrave por akuzat se ai I ka përdorur motrat për ti lënë shtatzënë dhe që ka shitur mbi 10 fëmijë të tyret në Greqi, I quajti shpifje të cilat bëhen me qëllim që familja e motrave të vrara ti marri shtëpinë.

 

 

Nuk janë të vërteta akuzat për trafikim fëmijësh, janë të gjitha rrena.Nuk ka shitur asnjë fëmijë. Më vjen turp, por ata duan shtëpitë. Unë e di që burri bëri vrasjen, nuk e shtyva ta bënte atë gjë.

 

Gruaja e vrasesit të dy motrave tha se e dinte që Përparimi kishte marrëdhenie me të dyja motrat, por nuk ka folur sepse nuk donte të prishte familjen.

 

Unë kam pasur hyrje-dalje familjare me to, e dinte gjithë lagja.  I njoh vëllain, Bashkimin. Më solli një palë perde para një javësh dhe një palë atlete për çunin. Doni që t’i nxjerr ti shihni. E dija lidhjen, e kisha pranuar se s’doja të prishja familjen. Kam ngrënë, kam pirë, kam fjetur me të. Kemi shkuar në Pogradec, kemi ngrënë, kemi pirë. Kemi shkuar në Greqi.

 

Vjollca Ademi kërkon mborjtje nga shteti pasi sipas saj ka marrë kërcënime të vazhdueshme gjatë këtyre ditëve nga familja e dy motrave që vdiqen, Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi.

 

 

“Kam kërkuar mbrojtje nga shteti. I kanë ardhur fëmijës tim që në 5 e gjysmë të mëngjesit. E kanë bërë copa nga këmbët, kam bërë kallëzim në polici. Kërkoj mbrojtje nga shteti. I kam thënë; ‘dua mbrojtje’ që unë mos të rrijë më në Shqipëri. S’e kam frikë.

 

Krimi I rëndë ndodhi në zonën e Astirit në Tiranë në datë 31 dhjetor në mesditë. Përparim Ademi 59 vjec shkoi në shtëpinë e dy motrave, me të cilat kishte pasur marrëdhenie seksuale prejk vitesh, dhe qëlloi me armë ndaj tyre. Ai shpjegoi në polici pasi u arrestua se e gjitha ishte bërë për motive xhelozie.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *