Klubi italian i Palermo është shitur tek një kompani angleze për shifrën e 10 eurove.

 

Njoftimi për shitjen e klubit është bërë në faqen zyrtare të klubit në internet ku është bashkëngitur dhe letra e ish-presidentit Mauricio Zamparini, i cili ka treguar edhe arsyet e shitjes së klubit për shifrën qesharake të 10 eurove.

 

Zamparini shprehet se nënshkroivi daljen nga pronësia e klubit me një gungë në fytë pasi nuk mund të përballonte borxhet.

 

“Objektivi për disa kohë ishte gjetja e dikujt që mund ta vazhdonte punën time me më shumë ndikim financiar, me objektiva të rëndësishëm që mund të arrihen vetëm me investime që nuk isha më në gjendje ta bëja. Përveç Palermo, shitur me një kosto simbolike prej 10 euro, ne gjithashtu kemi shitur Mepal, pronarët e markës, me premtimin për të shlyer kredinë e mbetur në Palermos prej 22.8 milion euro që do të hyjnë në arkën e klubit për të garantuar ekonomi të shëndetshme. Pronarët e rinj me bazë në Londër do të vënë në veprim, me ndihmën e shoqatave industriale, aktivitetin e nevojshëm për ndërtimin e stadiumit dhe fushat stërvitore. Pak kohë më parë unë kam kontaktuar me kryetarin e komunës, i cili premtoi me entuziazëm që të ketë bashkëpunimin maksimal dhe të përfundojë projektin sa më shpejt që të jetë e mundur.”

 

Ekipi i Palermos militon në Serinë B italiane dhe është një nga ekipet ku kanë dalë shumë yje të futbollit botëror.

 

Yje si Edison Kavani, Paulo Dybala, Pastore, Lavezzi etj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *