E shtunë, 14 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Shiten në ankand makinat superlukzose të djalit të presidentit të Guinesë

Një koleksion supermakinash të konfiskuar nga djali i presidentit të Guinesë Ekuatoriale janë nxjerrë në ankand në Zvicër.

 

Makinat u kapën nga autoritetet zvicerane si pjesë e një hetimi të kreyr ndaj Teodor Nguema Obiang.

 

Reklamë

Teodoro Obiang Nguema, ka qeverisur Guinea Ekuatoriale për 40 vjet.

 

Njëzet e pesë nga makinat e Obiang u shitwn nw njw klubi golfi afwr Gjenevës të dielën.

 

Makinat, mes tyre Lamborghinis, Ferrari, Bentleys dhe Rolls Royces, morën rreth 27 milion dollarë në total.

 

Sipas një marrëveshje, rreth 23 milion dollarë do të shkojnë në projekte sociale në Guinea Ekuatoriale, një ish-koloni spanjolle ku varfëria po rritet.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë