Subscribe

Komisioni i reformës zgjedhore ka diskutuar nje prej problematikave me te mprehta te proceseve elektorale ne vend, shit blerjen e votës. Ekspertet e këshillit te europes kane sjelle eksperiencën si mund te luftohet ky fenomen duke nisur nga format e blerjes se votës, tek shtresat e popullsise qe preken me shume, e deri tek arsyet pse qytetaret e shesin votën. Per Quentin Reed ekspert i Këshillit te Europes, beteja kundër shitblerjes se votës duhet te shtrihet ne shume plane.

 

Quentin Reed: Ndërgjegjësim, ndjekje penale dhe angazhim i vërtetë nga partitë politike për t’i luftuar këto fenomene. 

 

Ndërsa eksperti Antonio Korbo ka sjelle eksperiencën italiane duke u fokusuar tek paratë qe partite dhe kandidatet shpenzojnë gjate fushatave elektorale

 

Antonio Korbo: Të gjithë kandidatët kanë detyrim të paraqesin bilancin e shpenzimeve zgjedhore. Kandidati që nuk e bën i hiqet mandati. Në rastin që ka shpenzuar dyfishin ose nuk bën deklarimin, vendosen sanksione që heqin mandatin.

 

Bashkëkryetari socialist i reformës Bledi Cuci ka theksuar se shitblerja e votës nuk eshte çështja e nje partie apo individi, por eshte nje ceshtje e te gjithe shqiptareve dhe ky fenomen duhet minimizuar sa me shume ne mënyrë qe zgjedhjet te zhvillohen sipas standardeve te OSBE/ODIHR.

 

Ndersa bashkëkryetari demokrat i komisionit te reformës zgjedhore Oerd Bylykbashi theksoi se sado mire qe te shkruhet ligji elektoral, ai nuk do te jete kurrë i mjaftueshëm nëse nuk ka vullnet politik per te luftuar shitblerjen e votës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *