E enjte, 8 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shiste lëndë narkotike në Bilisht, arrestohet 28-vjeçari, procedohet “klienti”

Policia e Korçës ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili shpërndante lëndë narkotike të dyshuar kanabis, në doza në qytetin e Bilishtit.

Në pranga ka rënë shtetasi E.M.

Reklamë

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë shtetasi A. B., 22 vjeç, banues në Hoçisht, Devoll, pasi dyshohet se kishte blerë një sasi kanabisi nga 28-vjeçari.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e prova materiale dhjetëra doza kanabisi të ndara gati për shitje, një sasi kanabisi në formë boçe, 2 peshore elektronike dhe 2 aparate celularë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë