Është arrestuar në flagrancë një 32-vjeçar që dyshohet se shiste lëndë narkotike në lokalin e tij.
I arrestuari, K. P., 32 vjeç, banues në fshatin Kapedan, u kap gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.
Gjatë kontrollit në lokalin e tij dhe në një ambient ngjitur, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza dhe e gatshme për shitje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprat penale:
“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe
“Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.
Operacioni “SHADOW” u zhvillua në kuadër të planit të masave për rritjen e sigurisë dhe goditjen e paligjshmërive në territor.





