E diel, 4 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shiste droge edhe pse ndodhej në arrest shtëpie, pranga shqiptarit në Itali

Një 21 vjecar shqiptar është arrestuar për të disatën herë nga policia italiane.

I riu I njohur si person me precedente penale për droge dhe krime të tjera, përfundoi këtë herë në prangat e policisë në zonën e San Basilios, në periferi të Romës.

Reklamë

Forcat e rendit dyshonin në aktivitetin e tij si shpërndarës drogë dhe shkuan të kontrollonin banesen e tij në rrugën “Morrovalle” ku ai qëndronte në arrest shtëpie për të tjera akuza që kishte nën kurriz. Gjatë kontrollit të banesës, 21 vjecarit shqiptar iu gjeten 160 gram kanabis e ndarë në disa zona gati për shitje.

Tani listës së krimeve të tij ordinere I shtohet edhe ajo e mbajtjes dhe shitjes se lendeve narkotike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë