Një 35 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi prodhonte dhe tregëtonte akullore jashtë kushteve higjeno-sanitare.

 

35 vjeçari I arrestuar është me inicialet L. H., banues në Tiranë.

 

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi L. H., 61 vjeç, banues në Tiranë.

 

Shtetasit e mësipërm, sipas seksionit të krimit ekonomik ishin të papajisur me licencë për prodhimin e artikujve ushqimorë.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan nga policia:

– Lëndë e parë për prodhimin e akullores

– Dy makineri për prodhimin e akullores

– Ngjyrues boje

– Një sasi e konsiderueshme qumësht pluhur.

 

35 vjeçari dhe 61 vjeçari akuzohen për veprat penale “Prodhimi i kudërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *