E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shisnin kokainë në rrugët e Italisë, arrestohen dy shqiptarë

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane,pasi akuzohen për trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Policia italiane bën me dije se dy shqiptarët qarkullonin në zonën Piacenzas me një mainë me targa zviceriane për të shitur drogën të ndarë në doza kokaine.

Gjatë kontrolleve në mjetin e shqiptarëve, policia gjeti 10 pako me lëndë narkotike dhe 1.100 euro cash.

Fillimisht dy të arrestuarit me origjinë shqiptare mohuan akuzat për shitje droge, por kur karabinierët gjetën 10 “qeskat” me kokainë të fshehura në makinën e tyre, ata u detyruan të pranonin veprën penale./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë