E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shisnin kanabis, pranga vëllezërve në Lezhë

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës, pasi shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla.

 

Sipas policisë ndalimi i vëllezërve K.Gj., 20 vjeç dhe E.Gj., 22 vjeç, është bërë në lagjen “Besëlidhja” Lezhë.

 

Si rezultat i kontrollit Policia gjeti dhe  sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një sasi lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në 37 doza të vogla, gati për shitje si dhe një sasi lekësh të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë