E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shisnin fishekzjarre dhe kapsolla kontrabandë, dy të proceduar në Elbasan

Gjatë kontrolleve në terren, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, konstatuan se në rrugë, në lagjet “Emin Matraxhiu” dhe “Brigada 17 Sulmuese”, 2 shtetas shitnin lëndë piroteknike të dyshuara të kontrabanduara dhe se fshiheshin të ardhurat e përfituara nga ky biznes.

Për këto paligjshmëri, specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për këta 2 shtetas, konkretisht: Sh. B., 25 vjeç dhe L. T., 44 vjeç, të dy banues në Elbasan. Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa kuti me fishekëzjarrë dhe kapsolla.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë