Një kioskë e kthyer në një pikë shitjeje për lëndët narkotike, është zbuluar nga policia e Vlorës, e cila arrestoi edhe tre persona.
Gjatë operacionit “Tabachino”, agjentët e antidrogës vunë në pranga shtetasit Durim Bogdanaj, Kreshnik Veizaj dhe Altin Toto. Ata ishin të përfshirë në shitjen e kokainës dhe të kanabisit.
Policia sekuestroi dhjetëra doza kokaine, kanabisi si dhe paketa cigaresh pa pullë fiskale. Personat e arrestuar kishin përshtatur ambientet e tabacchino-ve për të kryer aktivitetin e paligjshëm.
Klientët ishin kryesisht të moshave të reja, ndërkohë që policia po vijon hetimet për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
View this post on Instagram





