Subscribe

Situata e përmbytjeve në njesine administrative Ana e Malit ne Shkodër vijon të përkeqësohet. Sipërfaqja e mbuluar nga uji ka arrin ne 750 hektarë, ndërsa niveli është rritur me rreth 20 cm gjate orëve te fundit.

Banorët shprehen se ndihen të rrezikuar dhe ia lenë fajin shkarkimeve ne hidrocentralin e Vaut të Dejës.

 

Në njësitë, Dajç e Guri i Zi dhjetëra hektarë tokë janë nën pushtetin e ujit prej tre ditësh, ndërsa banorët lëviznin me ndihmën e mjeteve te Forcave të Armatosura.

 

Në Obot ushtria është në terren me 3 varka, tre mjete renda dhe 20 trupa per te ndihmuar banorët në çdo rast emergjence.

 

Ndërkohe ministri i energjisë Damian Gjinknuri ishte ne hidrocentralin e Vaut të Dejës ku inspektoi nga afër situatën. Ai tha se Korporata Elektroenergjitike Shqiptare po menaxhon ketë situatë jo normale të prurjeve të ujit. Ministri konfirmoi se shkarkimet janë te kontrolluara dhe janë te detyrueshme, por pa rrezik për përmbytje masive si ne 2010 dhe 2011.

 

Por nga ana tjetër kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *