E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shira të rrëmbyeshëm në Korenë e Jugut, të vdekur, të zhdukur dhe mijëra të zhvendosur

Kore e Jugut – Autoritetet në Korenë e Jugut thanë se gati 3,000 persona ende nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që kanë goditur vendin për të katërtën ditë me radhë.

Si pasojë e motit të keq katër persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Shirat do të vazhdojnë deri të hënën në disa zona, sipas agjencisë meteorologjike të Koresë së Jugut, e cila ka paralajmëruar për rrezikun e rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve.

Deri në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm, sipas orës lokale, 2,816 persona ende nuk mund të ktheheshin në shtëpitë e tyre, sipas Ministrisë së Brendshme.

Në total, më shumë se 7,000 persona ishin evakuuar nga shtëpitë e tyre në ditët e mëparshme.

Shirat e rrëmbyeshëm që nga e mërkura kanë sjellë një sasi rekord reshjesh prej më shumë se 500 milimetrash në Sosan, Provinca Jugore Chungcheong, në jug të kryeqytetit Seul, tha ministria e Brendshme.

Më shumë se 641 ndërtesa, 388 rrugë dhe 59 ferma janë dëmtuar nga përmbytjet, shtoi ministria e Brendshme në një deklaratë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë