E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shinzo Abe fiton zgjedhjet në Japoni  

 

Kryeministri japonez Shinzo Abe ka fituar zgjedhjet e përgjithshme të së dielës. Mediat japoneze thonë se koalicioni qeverisës ka marrë dy të tretat e vendeve në parlament. Ishte ai vetë që i kërkoi zgjedhjet e parakohshme me shpresën qe të siguronte një mandat të fuqishëm për reforma e për t’u përballur me krizat në vend, përfshirë rrezikun në rritje nga Peniani.

 

Premtimi i parë i tij ishte të merrej me Korenë e Veriut. Sondazhet tregojnë se votuesit e konsideruan qeverinë e Abes si zgjedhjen më të sigurte, ndërsa vendi përballet me shqetësimin bërthamor të fqinjit problematik.

Vazhdo të lexosh

Reklamë