Subscribe

Mbi 100 forca policie të ndërhyrjes së shpejtë, por edhe ato të policisë së Durrësit vijuan operacionin për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim  si pjese e grupit të “Avdylajve” në Shijak.

 

Për disa orë me rradhë, uniformat blu ushtruan kontrolle për të ekzekutuar edhe urdhër arrestet e tjera, në kuadër të operacionit “Volvo 4”, të zhvilluar në të gjithë vendin, ku gjithsej janë firmos 44 urdhër arreste ndersa deri tani 27 persona kane perfunduar ne pranga.

 

Gjatë kontrolleve të ushtruara gjate nates në Shijak, policia shoqëroi disa persona për verifikim, por më pas ata u lanë sërisht të lirë, pasi nuk kishte prova për t’u ndaluar apo arrestuar.

 

Po ashtu, policia kontrolloi mbi 20 banesa të afërmve te poersonave te identifikuar se pjese e grupit kriminal te Avdylajve.

 

Gjatë kohes qe uniformat blu mbanin ne rrethim Shijaku, një grup të rinjsh brohorisnin duke kerkuar lirimin e te arrestuarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *