E enjte, 8 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shijak/ Qëlloi me armë zjarri drejt një automjeti, identifikohet autori

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shijak ku pas një konflikti pati të shtëna me armë.

 

Reklamë

Per kete ngjarje eshte shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit I. B., 27 vjeç, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe  “Armëmbatja pa leje”.

 

Reklamë

Sipas policisë, dyshohet se ai, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi F. K., 30 vjeç, ku ishte pasagjere shtetasja Xh. K., 30 vjeçe, banuese në Shijak.

 

Nga të shtënat nuk pati persona të lënduar por vetëm dëme materiale të automjetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë