Subscribe

Organizata botërore e shëndetësisë ngre alarmin për mungesën e aktivitetit fizik tek adoleshentët, një problematikë kjo që ndikon në përkeqësimin e gjendjes së tyre shëndetësore edhe në të ardhmen.

Studimi bazohet në të dhënat e raportuara nga 1.6 milion studentë të moshës 11 deri 17 vjec në 146 vende të botës.

 

Nga viti 2001 deri në vitin 2016, studiuesit e organizatës vërejnë se 85 % e vajzave dhe 78 % e djemve adoleshentë, në rang botëror, nuk plotësojnë as të paktën një orë aktivitet fizik në ditë.

 

Autorja e studimit, Regina Guthold bën thirrje për ndërhyrje urgjente pasi kjo është një cështje që prek drejtpërdrejt shëndetin e të rinjve.

 

 

“Veprimi urgjent i aktorëve të përfshirë për të rritur aktivitetin fizik sidomos tek vajzat, është shume i nevojshëm. Përfitimet shëndetësore të një jetese fizike aktive gjatë adoleshencës përfshijnë përmirësimin e sistemit frymemarres dhe atij muskulor, permiresimin e shëndetit te kockave dhe shumë të tjera. Por gjithashtu aktiviteti fizik ka një ndikim pozitiv në zhvillimin njohës dhe shoqërizimin e të rinjve. Të paktën një orë në ditë aktivitet fizik është totalisht i domosdoshëm.”

 

Studiuesit vlerësojnë se koha e kaluar në lojë aktive, sport, ecja dhe çiklizmi ose llojet e tjera të edukimit fizik dhe stërvitjes së planifikuar janë elemente që mund të llogariten si pjesë e aktivitetit fizik të përditshëm.

 

Organizata botërore e shëndetësië i bën apel shkollave, familjeve dhe aktorëve të tjerë përgjegjës në shoqëri që të tregohen të vëmendshëm ndaj kësaj problematike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *