Pavarësisht se në bilancin ditor të kësaj të shtune në Itali u fol për 474 viktima, në fakt e vërteta është se nga e premta deri të shtunën kanë gjetur vdekjen 192 persona në spitalet e këtij vendi si pasojë e Covid-19.

Versioni online I gazetës “la Repubblica” sqaron në fakt se kemi të bëjme me dy shifra të ndryshme.

Vetëm këtë të shtunë kanë gjetur vdekjen ne spitale 192 persona ndërsa 282 vdekje të tjera I përkasin ditëve të fundit të muajit prill, vdekje nga Covid -19 të ndodhura jo në strukturat spitale, por në azile dhe shtëpi.

Ky numër pra 282 viktima (bilanc I muajit prill) I është atashuar shifrës së sotme të viktimave që në realitet ka qënë 192. Për herë të parë që nga 14 marsi në Itali kemi në fakt më pak se 200 viktima në 24 orë. Kemi të bëjme me një  rënie drastike në fakt që mbush me optimizëm autoritetet italiane. Ndërkohe nga më shumë se 61 mijë tampon që janë kryer, kanë dal pozitiv 1900 persona këtë të shtunë nga të cilëtr 533 janë në Lombardi dhe 495 në Piemonte.

Në total Italia ka 28 mijë e 710 viktima dhe mbi 209 mijë të infektuar nga dita e parë e deri tani.

Raste aktive të semundjes janë mbi 100 mijë ndërsa janë shoqëruar afro 80 mijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *