Nëse ka një arsye të fortë pse tifozët e Juventusit besojnë më shume se kurrë se finalja e Cardifit është duhura për t’u rikthyer në majë të Europës, është padiskutim sezoni mbreslënës që bardhezinjtë kanë bërë në këtë kompeticion.

 

Skuadra e alegrit është super në aspektin e statistikave në rrugëtimin e saj drejt finales.

 

Të vendosur në grupin H, italianët e nisën këtë aventurë me një barazim ndaj Sevilles në shtëpi me pa gola, por më pas administruan mirë pjesën tjetër të fushatës në grup duke e mbyllur me 14 pik, 4 fitore dhe dy barazime.

 

Shorti i rezervoi një përballe me Porton të cilën bardhezinjte e menaxhuan mirë në 180 minutë duke u kualifikuar me dy fitore 2 me 0 dhe 1 me 0. Prova më e vështirë e zonjës se vjetër ishte padiskutim në çerekfinale ku përballë gjeti Barcelonen e Messit, skuadër  të cilën e kishte mundur në finalen e 2015.

 

Gjithçka u vendos në ndeshjen e parë në Torino ku Juventus shkatërroi Katalanasit 3 me 0, me një dopiete të Dybales.

 

Ishte fitorja që i dha padiskutim me shumë besim dhe forcë italianëve të cilët në kamp ishin nje bunker i vertetë në barazimin 0 me 0 duke siguruar gjysmfinalet.

 

Përballë surprizës Monaco konfirmoi qëllimet e veta duke i fituar të dyja ndeshjet, këtë herë me një tjetër hero Dani Alvesh.

 

Me 9 fitore dhe 3 barazime, 21 gola të shënuar dhe vetëm 3 të pësuar, Juventus është skuadra me statistikat më bindëse në këtë edicion të Uefa Champions.

 

Por a do të mjaftojnë këto shifra, mbrojtja bunker dhe cinizmi përballë një rivali si Reali?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *