E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shifra të rënda në Kosovë, 17 viktima vetëm sot nga koronavirusi

Shtatëmëdhjetë viktima nga koronavirusi u konfirmuan të hënën në Kosovë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Kjo është shifra më e lartë e të vdekurve e raportuar gjatë valës së fundit të koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë tha se në 24 orët e fundit u konfirmuan edhe 1,067 raste të reja pozitive, të cilat rezultuan pas testimit të 7,946 mostrave.

Raste aktive me koronavirus në Kosovë aktualisht janë 20,467.

Reklamë

Gjatë ditës, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës njoftoi se në klinikat dhe spitalet në Kosovë janë të shtrirë 929 pacientë, prej tyre 723 të konfirmuar me koronavirus.

Sipas SHSKUK-së, 35 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 688 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi./R.E.L

Vazhdo të lexosh

Reklamë