Subscribe

I gjithë territori i vendit është përfshire nga moti I keq me reshje te dendura shiu e dëbore. Ne veri dhe juglindje reshjet e dëborës kane nisur qe herët ne mëngjes, ndërsa pjesa tjetër e vendit është përfshire nga shirat. Rrugët nacionale janë te hapura, ndërsa ato ne zonat e thella kalohen me zinxhirë. E gjithë juglindja është përfshire nga reshje dëbore. Situata paraqitet e vështirë ne Qafe Thane, Qafë Plloçë ku kalimi, ne piken e kalimit kufitar dhe Qafe Zvezdee behet vetëm me zinxhir. Edhe ne Kapshticë ka prani dëborë, por kalimi behet pa probleme. Ndërkohe Dardha, Lekasi dhe Miras janë të bllokuara, ndërsa e vështire është situata ne Voskopojë dhe Vithkuq. Drejtoria Rajonale ka shtuar forcat e policisë ne rrugë dhe ka ndalur kalimin e mjeteve të renda. Probleme ka në aksin nacionale Burrel – Peshkopi. Në vendin e quajtur Pishat pak kilometra larg Bulqizës ka prezencë të akullit, si dhe këshillohet pajisja me zinxhirë e automjeteve. Aksi Bulqizë – Krastë e Martaneshit dhe Ura e Çerenecit – Librazhd, këshillohet lëvizja me zinxhirë, pasi ka prezencë të akullit në rrugë. Trashësia e dëborës në njësitë administrative Trebisht, Ostren, Zerqan, Martanesh dhe në disa fshatra të njësive Shupenze e Fushë-Bulqizë ka arritur në 35 cm. E izoluar është njësia Administrative Lurë në Bashkinë Dibër. Probleme ka edhe në njësitë Selisht e Kala e Dodës, ku trashësia e dëborës shkon në 35 cm. Ndërkohë në Mat, njësitë administrative Xibër e Macukull trashësia e borës ka arritur në 20 cm. Lartësia e dëborës në qarkun e Kukësit në qytete është 7 cm, Të gjitha akset kombëtare dhe rurale janë të hapura. Sipas informacioneve nga Autoriteti i Rrugëve, mjetet borëpastruese dhe ato te hedhjes se kripës jane ne gatishmëri. Dita e diele pritet te jete me e ftohte. Por fillimi i javës parashikohet me temperaturat ekstreme dhe i gjithë vendi do te përfshihet nga ngricat. -15 grade do te regjistroje termometri ne zonat malore, ne Tiranë -8 ndërsa ne zonat bregdetare -4. I ftohti i acarte parashikohet te zgjasë deri ne datën 21 janar, ku me pas pritet një rritje e temperaturave.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *