Subscribe

Temperaturat e ulëta me reshje të shumta shiu dhe me dëborë që kanë shoqëruar ndeshjen e sotme Skënderbeu – Kukësi ka sjellë një situatë aspak normale te një pjese e futbollistëve e të dyja skuadrave.

Me e ndërlikuar është paraqitur situata tek dy futbollistë, njëri i Kukësi e tjetri i Skënderbeut, madje për Randin, futbollistin e korçarëve është dashur ndërhyrja e mjekëve të spitalit rajonal të Korçës të cilët me ambulance e kanë dërguar në repartet e kësaj urgjence për trajtim më të specializuar.

Nga ana tjetër futbollisti i Kukësit paraqitet më i stabilizuar dhe pa probleme. Pas ndihmës së dhënë nga të dy stafet mjekësore, ai i Kukësi e i Skënderbeut situata e tij është më e stabilizuar.

Në një situatë të tillë të rënduar atmosferike është dashur ndërprerja e lojës qoftë edhe për disa minuta, gjë e cila nuk ka ndodhur. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *