Londonezët do të presin sot në “Stamford Bridge” Liverpool të Jurgen Kloop. Kampionët e Europës vijnë në këtë takim jo me pak probleme, ku pas disa rezultateve negative e shohin veten 11 pikë larg Manchester City.

 

Tekniku i Blueve, Tuchel, duhet të llogarisë edhe telashet në dhomat e zhveshjes, ku sulmuesi kryesor Riomelu Lukalu ka trazuar ujrat duke shprehur pakënaqësi me trajtimin e tij në Londër.

 

Lukaku, në një intervistë për mediat, 2 ditë më parë, u shpreh se nuk ndihet i lumtur ne Chelsea dhe se do e dëshironte një rikthim në Itali tek Interi.

 

“Fizikisht jam mirë. Por nuk jam i kënaqur me situatën në Chelsea. Tuchel ka zgjedhur të luajë me një sistem tjetër. Nuk do të dorëzohem, do të jem profesionist. Nuk jam i lumtur me situatën, por unë jam profesionist dhe nuk mund të dorëzohem tani. Gjithmonë kam thënë se kam Interin në zemrën time. E di se do të kthehem te Interi, shpresoj shume dhe e di që do të ndodhi. Do të flas me njerëzit e duhur dhe shpresoj se ka për të ndodhur bashkimi.”

 

Intervista e Lukakut duket se nuk i ka pëlqyera aspak teknikut gjerman, i cili ditën e djeshme, në konferencë për shtyp u shpreh:

 

“Sigurisht që nuk na pëlqen, sepse sjell spekulime dhe zhurmë që neve nuk na duhet, dhe nuk janë të dobishme. Por në anën tjetër, nuk duam ta hiperbolizojmë më shumë. Nuk e ndjej që është i pakënaqur, në fakt e ndjej të kundërtën. Nëse do më pyesnit dje në mëngjes, do të ju thosha që ai është absolutisht mirë.”

 

Por spekulimet vijojnë, dhe zërat në ishull janë që në ndeshjen e sotme Tuchel do ta lërë Lukakun në tribun si ndëshkim ndaj deklaratave të tij.

 

Ndërkohë në kampin e te kuqve të Liverpool, situata duket jo më pak e lehtë, pasi trajneri Jurgen Kloop ka rezultuar pozitv me Covid dhe do e ndjek skuadrën nga izolimi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *