E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shfaqet një vatër zjarri në Theth, rrezik për parkun kombëtar

Një zjarr është shfaqur rreth orës 14:00 në fshatin Kaprre në Njësinë Administrative Shalë në territorin e Bashkisë së Shkodër.

Pas njoftimit, specialistë të Njësisë Administrative, banorë të zonës, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura dhe Shërbimit Pyjore ndodhen atje për neutralizimin e flakëve të zjarrit.

Situata po monitorohet hap pas hapi me qëllim që të mos ketë përhapje të vatrës së zjarrit dhe dëmtimit të banesave, të cilat nuk kanë asnjë rrezikshmëri.

Në koordinim të plotë me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile po monitorohet situata, ku nësë është e domosdoshme mund të bëhet edhe ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve.

Reklamë

Zjarri paraqet shqetësim pasi rrezikon të përhapet në këtë park kombëtar me frekuentim të lartë nga turistet.

Nga ana tjetër, në parkun kombëtar të Prespës situata është alarmante. Kryetari i bashkisë së Pustecit thotë se tashmë flakët kanë hyrë në thellësi të parkut kombëtar, pasi vatrat e shumta të zjarrit që kanë përshirë masivin e pyllit me ah, tani rrezikojnë edhe pyllin me pisha.

Rreth orës 14:30 të ditës së sotme ka nisur ndërhyrja e parë nga avioni i ardhur nga Rumania, si mbështetje nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile. Ndërhyrja me avion dhe helikopter do të vijojë, sipas përcaktimit të emergjencave civile./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë