Ish-ylli i futbollit, fituesi i trofeut “Topi i Artë” në vitin 2004-r, Andry Shevchenko është zgjedhur President i Frederatës së Futbollit të Ukrainës.

Ish-sulmuesi i Milanit dhe Dinamos së Kievit, u zgjodh me shumicë dërrmuese votash në këtë post.

Menjëherë pas zgjedhjes së tij, ishte klubi i Milanit që e uroi i pari, skuadër me të cilën Shvechenkoi fitoi disa trogfe ku më i rëndësishmi mbetet Champions League ën vitin 2003, ku ukrainasi goditi saktë 11 metërshin e fundit përballë Gianluigi Buffon të Juventusit.

“Urime dhe punë të mbarë Andriy Shevchenko, president i ri i Federatës së Futbollit të Ukrainës. Suksese Sheva!”, shkruan klubi i Milanit në urimin për ukrainasin.

Kujtojmë se legjenda e futbollit ukrainas ishte kandidati i vetëm për këtë detyrë.

Sheva do ta drejtojë futbollin e vendit të tij në një nga momentet më të vështira për shkak të luftës me Rusinë.

Asnjë tjetër nuk kishte hedhur kandidaturën, ndaj kjo e bënte formalitet zgjedhjen e ish-sulmuesit të shquar në krye të futbollit ukrainas.

Një personazh i njohur dhe i dashur në vendin e tij, teksa disa kohë më parë u emërua edhe këshilltar i pavarur i presidentit Volodimir Zelensky.

Sheva i dha fund karrierës si futbollist në vitin 2012 dhe nga vitit 2016, deri në 2021, drejtoi përfaqësuesen e Ukrainës si trajner.

Ai provoi këtë detyrë edhe te Xhenoa në Itali, pa shumë sukses, ndërsa tani nis një etapë të re, për t’u bërë drejtues në nivelet më të larta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *