E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Sherri për lekët nis”/ Braçe-Kryemadhit dhe Bashës: Ndajeni mendjen, sa do jepni për bebet

Zv.kryeministri Erion Braçe ka ironizuar programet politike të PD dhe LSI, të prezantuara ditët e fundit.

Teksa krahasoi programin e demokratëve me atë të LSI-së lidhur me paratë që opozitarët do të japin për bebet, ai i kërkoi Bashës dhe Kryemadhit që ta ndajnë mendjen për shpërblimin, pasi sipas tij, sherri nis për lekët.

“ESHTE VETEM FILLIMI! VEHBIU I BASHKOHET SUDES KE BEBET! Tani ndajeni, sa do jepni per bebe 3000 leke per bebe per 5 vite-sic thote Lyli apo, 1000 dollare per bebe per 25 vite sic thote Monika!! Se do jeni dhe nje Qeveri, jo per gje! Mos harro, sherri per leket nis”, shkruan Braçe.

Në programin ekonomik të LSI-së përfshihej një bonus prej 1 mijë dollarësh për fëmijët e porsalindur për 25 vite. Nga ana tjetër, në planin e PS-së, për bebet e porsalindura do të kishte një bobnus prej 30 mijë lekësh të vjetra në muaj për 5 vite.

Reklamë

Vazhdo të lexosh

Reklamë