Sherri mes Noizyt me Kleviol Ahmetin ka pushtuar rrjetin.

 

Lidhur me këtë ka reaguar edhe reperi i njohur Stresi. Në reagimin e tij, në një live në Instagram, Stresi, i cili kohëve të fundit kishte rregulluar raportet me Noizyn, e në anën tjetër thuhet se është mik me Cllevion, thotë se çdokush duhet të shikojë punët e tij dhe se nuk duhet sharë me motër e me familje.

 

‘Ndoshta keqkuptohemi. Po ju them dy gjëra shumë të rëndësishme. Unë po ua them nuk merrem më me plehra shoh punët e mia, edhe ju vetë jeni fajtorë që i shtyni njerëzit, në vend se të shihni diçka ndryshe. Vetë keni qejf të shihni kështu gjërash. Rrini në punën tuaj, mos u merrni me lajme, mos shani. Unë e kam parashikuar çdo histori. Ju që ia shani motrën dikujt, familjen mbani mend nga ky live do të ndërrojë jetë dikush. Nëse ia shani familjen dikujt mbani mend do të dalë dikush që ka me ia fut plumb kokës. Mbajeni në mend këtë që po them’, thekson 35-vjeçari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *