Drejtoria e Përgjithshme Detare reagon në lidhje me ngjarjen e ndodhur në terminalin e pasagjerëve me tragetin GNV.

 

Pasagjerët e këtij trageti pas disa orë pritje, pasi nuk kanë marrë një përgjigje lidhur me arsyet e vonesës, janë përplasur me rojet e sigurisë së portit.

 

 

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme Detare shkak i vonesës është bërë një defekt në kondicionerët e tragetit, dhe ndaj kapiteneria nuk ka lejuar tragetin që të marrë pasagjerët.

 

 “Si rezultat i fluksit të madh të hyrjeve dhe rrugëve ekspres dy herë në ditë që bëjnë tragetet me datë 09.08.2018 trageti GNV ka pësuar defekt në kondicionerët e tragetit dhe kapiteneria nuk ka lejuar tragetin që të marrë pasagjerët. Si rezultat i kësaj vonese edhe në dy ditët ne vazhdim është krijuar vonesa nga ky traget. Më datë 11.08.2018 trageti ka ardhur me vonesë nga Bari me 3 orë dhe për të mos vonuar pasagjeret është kërkuar që të behet imbarkimi, por me rregull. Fluksi në hyrje të tragetit ka qenë i madh dhe pasagjerët kanë tentuar të shtyjnë forcat e sigurisë të tragetit dhe të hyjnë forcërisht në traget. Pasi janë ndaluar nga siguria e tragetit, ata janë qëlluar nga pasagjerët dhe ka ndodhur një konflikt.”

 

Ndërsa bëhet me dije se kapiteneria e Portit Durres, për këtë ngjarje ka kërkuar shkarkimin e personit të sigurisë për sjellje të dhunshme dhe është bërë në moment nga kapiteni tragetit.

 

Gjithashtu agjencisë GNV i është tërhequr vëmendja për sjelljen e personelit ndaj pasagjerëve, dhe po monitorohen ekuipazhi i të gjitha trageteve për sjelljet ndaj pasagjerëve dhe nuk do të tolerohet asnjë rast i tillë.  Ndër të tjera ato kanë kërkuar mirekuptimin e pasagjerëve se për shkak të fluksit të jashtëzakonshëm do ketë edhe vonesa dhe defekte, prandaj të ruajnë qetësinë dhe rregullin në terminal dhe në port.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *