Subscribe

Shefi i komisariatit të policisë Lushnjë, Edmond Petraj, ka folur për mediet lidhur me ngjarjen e rëndë ku dy vëllezër u konfliktuan për motive pronësie.

Petraj bën me dije se 78-vjeçari Nazif Musai ka plagosur me armë zjarri vëllanë tij 70 vjeç. Arma e krimit është sekuestruar ndërsa autori është shoqëruar në poliic.

Lexo edhe :

Related Posts

“Jam këtu për t’iu informuar në lidhje me një ngjarje që ka ndodhur në fshatin Çukas. Dy vëllezër pas një konflikti për motive pronësie, fillimisht me sende të forta, konflikti ka agravuar me përdorimin e armës së zjarrit, ku njëri prej vëllezërve N.M., 78 vjeç ka qëlluar me armë zjarri vëllain e tij 70 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes. Policia ka marrë të gjitha masat. Është sekuestruar arma e zjarrit. Janë sekuestruar të gjitha provat materiale. Autori është kapur dhe po kryhen të gjitha veprimet e tjera hetimore në vazhdimësi. Ju faleminderit!”, tha Edmond Pjetraj./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *