E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Sherri mes të rinjve në Korçë, 16-vjeçari u plagos me thikë, si paraqitet gjendja e të miturit

Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti i ndodhur mes disa të rinjve në Korçë, ku një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur.

I mituri, me inicialet E.B., dyshohet se është goditur me mjet prerës (thikë) gjatë përplasjes. Ai është transportuar menjëherë në spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe, fatmirësisht, jashtë rrezikut për jetën.

Burime spitalore bëjnë me dije se 16-vjeçari po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa gjendja e tij paraqitet e stabilizuar.

Ndërkohë, autoritetet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor po merr edhe dëshminë paraprake të të dëmtuarit, me qëllim identifikimin e autorëve dhe sqarimin e motiveve të konfliktit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë