E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Sherri me dy të rinjtë grekë, zbulohet shkaku i vdekjes së 20-vjeçarit shqiptar

Orgito Lloci humbi jetën nga shkaqe patologjike.

Kështu raportojnë mediet greke për vdekjen e 20-vjeçarit shqiptar i cili humbi jetën ditën e djeshme në Greqi pasi u përfshi në një debat me dy të rinj grekë.

Reklamë

Pas analizave mjeko-ligjore, mjeku ka konstatuar se 20-vjeçari kishte probleme me zemrën.

Për shkak të sherrit në të cilin është përfshirë, i riu ka qenë i stresuar. Ai ka pësuar komplikime dhe më pas është rrëzuar në rrugë.

Dy 24-vjeçarë grekë janë arrestuar pas ngjarjes, ndërsa tre persona të tjerë të cilët ishin të pranishëm në debat u lanë të lirë.

Dy të rinjtë grekë pritet të dalin nesër para gjykatës.

Ndërsa 20-vjeçarit shqiptar, familja dhe miqtë do t’i japin sot lamtumirën e fundit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë