Reperi i njohur Noizy ka reaguar pas sherrit me fenomenin e rrjeteve sociale, Cllevion, të cilin e goditi me grusht një ditë më parë.

 

Në reagimin e tij në Instastory, Noizy shkruan se nuk do të lejojë askënd që të ofendojë familjen e tij.
Reperi shton se Cllevio u pre në besë nga shokët e tij, që edhe pse kishin shkuar me 4 makina, në momentin e sherrit kishin nxjerrë celularët për të filmuar.

 

Kujtojmë se ditë më parë Cllevio kishte publikuar një mesazh sipas tij nga Noizy, ku ky i fundit kishte thënë se nuk po i pëlqen ajo që Cllevio po thoshte në rrjete sociale kundër tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.