Dhjetë të arrestuarit për përleshjen e dhunshme masive me sende të forta, mbrëmjen e se dielës në një lokal në hyrje të parkut “Rinia” në Korçë kanë dalë para Gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.
Akuzat me të rënda janë ndaj 54-vjecarit Dritan Pino, si autor i plagosjes me thikë të 31-vjeçarëve, Mihal Zhidro dhe Sotiraq Shkurti.
I dyshuari akuzohet për “vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “plagosje e rëndë me dashje”, “shkatërrim i pronës”, “prishje e qetësisë publike” dhe “mbajtja e armëve të ftohta pa leje”.
Ndërkohë, 9 të arrestuarit e tjerë, akuzohen për “plagosje me dashje”, prej të cilëve një 38-vjecar është shpallur në kërkim.
Sipas policisë, konflikti mendohet të ketë nisur fillimisht mes dy personave në hyrje të tualetit të lokalit e me vonë ka vijuar brenda tij, ku janë përfshirë edhe 10 persona të tjerë.
Të gjithë ata kanë përdorur mjete të forta, objekte të lokalit si dhe sende të tjera përfshirë dhe një thikë.
Motivi i konfliktit nuk është ende i qartë, ndërsa të gjithë të përfshirët ishin nën efektin e alkoolit.
Në hetim në gjendje të lirë është vënë edhe pronari i lokalit për punësim të paligjshëm, pasi policia zbuloi se kishte punonjës të paregjistruar./vizionplus.tv





