E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sherr për një borxh, 30-vjeçari në Tiranë godet me thikë dy vëllezërit e tij dhe arratiset

Tiranë– Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi mbrëmjen e djeshme ka plagosur me thikë dy vëllezërit e tij.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në Paskuqan, mëson gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj.

I kërkuari, Ervin Kadiu nuk jetonte me vëllezërit në të njëjtën banesë, por takimi mes tyre ishte lënë për shlyerjen e një borxhi të marrë mga autori.

Sipas burimeve, mësohet se edhe vetë 30-vjeçari është goditur nga dy vëllezërit me sende të forta, ndërsa më pas ka marrë thikën dhe i ka dëmtuar ata në duar dhe pjesë të ndryshme të trupit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë