Video · Kronikë
Sherr për hapësirat e plazhit në Shëngjin/ Plagoset me lopatë pas koke pronari i një biznesi
Në Kune, pas një konflikti të çastit për motive pronësie per hapsirat ne plazh, shtetasi Paris Deda ka goditur fizikisht dhe me sende të forta shtetasin Armando Marku i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Lezhë, për ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po vazhdon shoqërimin e personave të përfshirë në koflikt, marrjen e deklarimeve, administrimin e cdo prove si dhe cdo veprim tjetër hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.
Policia ka shoqëruar edhe familjarë e të tjerë e persona të pranishëm që të per sqarimin e rrethanave dhe per te identifikuar sa persona janë përfshirë me kete konflikt.
Më shumë video
Reklamë




