Kronikë
Sherr në Dibër, plagoset një efektiv policie

Një polic në Dibër është plagosur këtë të enjte si pasojë e një konflikti për motive të dobëta.
Informacionet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Peshkopi ku shtetasit R.M, dhe A. M, kanë plagosur me mjet prerës, shtetasin B. Z., punonjës policie i cili ka qenë pushim jashtë shërbimit.
Fatmirësisht efektivi i policisë po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë, jashtë rrezikut për jetën.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




