E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sherr mes të rinjve pranë një lokali në Zall Herr, 34-vjeçari plagos dy persona

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kësaj të hëne pas një sherri mes të rinjve. Ngjarja ka ndodhur në Zall-Herr, pranë një lokali.

Policia ka arrestuar 34-vjeçarin, autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri.

K.B., gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri në kofshë R. Q., 26 vjeç dhe ka goditur me qytë pistolete në kokë një  23-vjeçar, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pa probleme per jeten.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë