Subscribe

Policia parandalon një ngjarje te rende. Sherri i nisur fizikisht mes disa te rinjve, gati sa nuk degradoi ne përplasje me arme, pasditen e kësaj te diele. Katër persona u arrestuan nga patrullat “Shqiponja”, mes tyre edhe një i ri i armatosur. Këto jane pamjet e xhiruara ne vendin e ngjarjes te siguruara nga Vizion Plus. Ende nuk dihen shkaqet qe çuan ne konfrontimin mes te rinjve ne rrugën “Siri Kodra”. Fillimisht debati mësohet te ketë nisur ne nje pike bastesh e me pas ka vijuar jashtë ambienteve te saj. Fatmirësisht, nuk ka pasur te plagosur, por vetëm nje person është lënduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *