Subscribe

Ndërron jetë kreu i njëjsisë adminsitrative në Kotë, Argjil Gjoka.

Ai mori një plumb në kraharor teksa ndërhyri për të shuar një sherr mes dy vëllezerve për cështje pronësie në fshatin Mavrove të Vlorës.

Argjil Gjoka u paraqit në spital në gjëndje të rëndë për jetën pas plumbit që kishte marrë në këtë sherr por nuk mundi të mbijetojë.

Autorët e ngjarjes, dy vellezërit e përfshirë në sherr janë identifikuar por nuk janë arrestuar ende pasi janë në kërkim.

Argjil Gjoja ishte emeruar në krye të njësisë Kotë në Selenicë të Vlorës në muajin nentor të vitit të kalua.

Paraardhësi I tij fatmir Hodo ishte qëlluar për vdekje me armë nga Admir Delaj, edhe në këtë rast në një konflikt për cështje pronësie.

Kreu I njësisë administrative Kotë duket një post I mallkuar pasi ,konfliktet e pronësisë I kanë marrë jetën dy drejtuesve të këtij organi të pushtetit vendor në pak muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *