E premte, 2 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Sherr mes adoleshentëve në Kukës, 15-vjeçari godet me thikë bashkëmoshatarin

Një 15-vjeçar ka mbetur i lënduar pas një konflikti me një bashkëmoshatar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:25 në Kukës.

Sipas policissë, një 15-vjeçar dyshohet se ka goditur me mjet prerës një shtetas po të mitur 15-vjeçar, i cili është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Prizrenit, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Reklamë

Si rezultat i veprimeve të Policisë, por dhe të bashkëpunimit me qytetarët, autori i dyshuar është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Kukës.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë