E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sherr mes adoleshentëve, 15-vjeçari në Gjirokastër plagos me thikë bashkëmoshatarin e tij

Një konflikt mes dy adoleshentëve ka agravuar në përdorimin e thikës.

Një 15-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

15-vjeçari është shoqëruara në komisariatin e policisë dhe po merret në pyetje.

“Sot me datë 08.03.2024 rreth orës 08:05 në lagjen “18 shtatori”, gjatë një konflikti të çastit një 15-vjeçar ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Reklamë

15-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë