Një tjetër konflikt ne kryeqytet përfundoi në përdorimin e thikave.

Ngjarja ndodhi te Komuna e Parisit ku mbeti i plagosur Marin Kokobobo 40-vjeç.

Lexo edhe :

Related Posts

Policia shpalli në kërkim autorin e plagosjes, 18-vjeçarin Arlind Gjoni, me precedent të mëparshëm penalë po për plagosje.

Uniformat blu prangosën bashkëpunëtorin e tij Kevin Kolgega 19-vjeç.

Konflikti nisi paraditen e të dieles per motive banale. Fillimisht i plagosuri dhe adoleshenti u rrahën me grushte ndërsa në mbrëmje u takuan për tu sqaruar por situata u përshkallezua deri në përdorimin e thikës.

Kujtojmë se mbrëmë në kryeqytet u raportua edhe një tjetër sherr me thika, ku për fat të keq humbi jetën 18-vjeçari, Aurelio Devishi.

I riu humbi jetën si pasojë e një sherri me thika mes dy grupe të rinjsh në zonën e Shkozës në Tiranë. Ngjarja e rëndë u shënua në orën 21:50, tek rrethi i Shkozës.

/vizionplus.tv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *